Telegrafi

Policia gjen kanabis në Graqanicë

Policia e Kosovës në fshatin Skullanë në Graqanicë, ka gjetur bimë të kanabisit në oborrin e një serbi.

“Është raportuar se gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë së dyshuarit mashkull K/Serb , i janë gjetur shtatë bimë kanabisi të cilat janë shkatërruar në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari nuk është intervistuar ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/