Policia suedeze ka gjetur eksploziv në kamionin, i cili hyri në turmën e njerëzve para shtëpisë së mallrave në qendër të Stokholmit, me ç’ rast humbën jetën katër persona dhe u lënduan 15 të tjerë, raporton të shtunën televizioni suedez SVT.
Në raportin e televizionit theksohet se policia ka gjetur një thes me eksploziv, transmeton Reuters.
Zëdhënësi i policisë suedeze Lars Bistrom tha sot për AP se personi i arrestuar, me siguri është përgjegjës për sulmin me kamion.
Ai megjithatë nuk konfirmoi nëse bëhet fjalë për 39-vjeçarin nga Uzbekistani, përkrahës i Shtetit Islam, ashtu siç kishin raportuar mediat suedeze.