Policia në Tartarugalzinho të Brazilit, kanë gjetur në pjesën e pasme të veturës së një gjuetari të pa licencuar, dy krokodilë të gjallë.
Sipas agjentëve, ata u shpëtuan nga mbytja, pasi planifikohej që mishi tyre të shërbehej gjatë ahengjeve për festat e fundvitit, transmeton Telegrafi.
Reptilët e gjatë njëri një dhe tjetri dy metra, ishin në gjendje të rëndë, andaj qëndronin të qetë dhe nuk iu kundërvunë mbrojtësve të rendit.
Shoferi i veturës që dyshohet se i ka zënë paligjshëm, është arrestuar nën akuzën për gjuajte pa leje dhe nëse gjendet fajtor, rrezikon deri në një vit burg. /Telegrafi/
https://youtu.be/GnwHrjwmPfM