Policia ka ndaluar një veturë në Prishtinë ku ishin tre persona, ndërkaq gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar një revole me karikator dhe tre fishekë, një shufër, një thikë-brisk.
Me këtë rast është konfiskuar edhe vetura, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.