Pas një telefonate anonime, policia është shfaqur me urgjencë në një shtëpi të pleqve në New Jersey, ku gjeti 17 trupa të pajetë.
Siç raporton CNN, besohet se të vdekurit janë viktima të pandemisë së COVID-19, transmeton Telegrafi.
Javë më parë policia kishte pranuar një telefonatë tjetër anonime nga e cila u tha se në një shtëpi të pleqve po nxirren trupa të pajetë që po futen në një garazh në oborrin e shtëpisë së pleqve.
Duke vepruar njëjtë, u shfaqen në vendin e ngjarjes, por brenda garazhit nuk gjetën asnjë trup të pajetë. Por në rastin e New Jersey, ata u gjetën brenda kësaj shtëpie të pleqve.
Të gjithë ishin futur në një hapësirë që shërben si morg i përkohshëm dhe që nuk ka kapacitete që të pranojë më shumë se katër trupa. /Telegrafi/