Policia e Kosovës i ka gjetur në veturën e një të dyshuari në Pejë 14 pistoleta për të cilat i njëjti nuk posedonte leje.
I dyshuari ka deklaruar se është pronar i një kompanie dhe ka prezantuar një dokument që nuk ka qenë në emër të tij dhe nuk ka pasur leje për transportim të armëve.
Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.