Site icon Telegrafi

Policia gjejnë armë të shumta në shtëpinë e ASAP Rocky në Los Angeles disa ditë pas arrestimit të tij

Forcat e rendit kanë kryer një kontroll në shtëpinë e reperit ASAP Rocky në Los Angeles.

Policia gjetën armë të shumta dhe do të kryejnë teste për të verifikuar nëse ASAP Rocky posedon armën e zjarrit të përdorur në një përleshje në Hollywood.

Gjithashtu policia do të përcaktojë nëse armët e zjarrit janë të ligjshme, ata do të kryejnë një test për çdo armë dhe do të sigurojnë origjinën e çdo arme.

Foto: Getty Images

TMZ raportoi javën e kaluar për ndalimin e ASAP Rocky në një terminal privat në Los Angeles, shkruan Marca.

Reperi u kthye nga Barbados dhe Rocky u dërgua në paraburgim për sulm me armë vdekjeprurëse.

Arrestimi lidhet me një incident të ndodhur më 6 nëntor 2021, në të cilin një viktimë e supozuar siguroi se Rocky i qëlloi tre ose katër herë. Zyrtarët pretendojnë se ASAP e njihte viktimën e supozuar.

Sipas ekipit ligjor të Rockyt, ata ishin të befasuar dhe të tronditur nga arrestimi dhe pretendimet për të shtënat.

Foto: Backgrid

Forcat e rendit vendosën të arrestonin ASAP Rockyn që mbërriti në aeroport dhe në avionin e tij, pas pushimeve me partneren e tij, Rihanna.

Lexo po ashtu Reperi ASAP Rocky arrestohet në aeroportin e Los Angelesit

Policia po e priste tashmë në një terminal privat në LAX, ku artisti u ndalua dhe u vu në pranga. /Telegrafi/

 

Exit mobile version