Telegrafi

Policia franceze qëllon për vdekje burrin që nuk iu bind urdhrave të tyre, publikohen pamjet rrëqethëse (Video, +18)

Një video amatore e filmuar nga një ndërtesë, shfaq momentin kur një grup policësh francezë qëllojnë për vdekje një burrë që ishte brenda veturës, pasi refuzoi të dilte jashtë.

Pamjet tregojnë se si policët i kanë drejtuar armët të dyshuarit i cili besohet se kishte thikë me vete, dhe po qëndronte ulur pranë një veture të tipit Renault Scenic, transmeton Telegrafi.

Ata fillimisht kishin kërkuar nga ai që të del nga vetura, duke ia copëtuar xhamat e veturës me shufra të hekurta, por ai për asnjë moment nuk iu bind urdhrave të tyre, dhe gjatë tërë kohës mundohej t’iu ikte duke lëvizur para-prapa në parkingun para ndërtesës ku jetonte nëna e tij.

Vetura e tij ishte bllokuar nga të gjitha anët me veturat e policisë, por ai me çdo kusht mundohej t’iu ikte dhe në një moment arrin ta bëjë këtë, gjë që detyroi policinë ta qëllojnë.

Burri i paidentifikuar kishte probleme psikike, ndërsa si pasojë e plagëve të marra ka vdekur disa minuta më vonë.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Chalette-sur-Loing afro 70 milje në jug të Parisit. /Telegrafi/