Site icon Telegrafi

Policia franceze porosit 26 makina sportive Alpine A110

Botës nuk do t’i mungojnë kurrë makinat e policisë, por ka pak vende ku si të tilla përdorën edhe veturat sportive.

Sidoqoftë, Dubai ka një flotë të tillë, ndërsa vendet e tjera përdorin kryesisht vetura “normale”, përcjell Telegrafi.

Por shtesa më e fundit në këtë segment të makinave – atyre sportive – në linjën e “detyrës qytetare” është Alpine A110.

Edhe pse jo saktësisht hera e parë, lajmet më të fundit nga Franca përfshijnë një lëvizje për të porositur jo një, por 26 njësi të makinës sportive franceze.

Sipas mediave të huaja, 26 njësitë Alpine A110 do të përdoren nga Xhandarmëria Kombëtare.

Për të painformuarit, xhandarët janë forca policore franceze përgjegjëse për qytetet e vogla dhe zonat rurale me më pak se 20,000 banorë.

Alpine A110 është një makinë sportive e lehtë, e fuqizuar nga një motor 1.8 litërsh që prodhon 249 kuaj fuqi.

Andaj, ata që janë shkelës të ligjit dhe që jetojnë në Francën rurale tani, më mirë kushtojini vëmendje më shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version