Në një kohë që Franca po përballej me përshkallëzimin e protestave të dhunshme që lanë qindra të plagosur, një video që tregon forcat e policisë duke bërë një gjest paqësor, është shndërruar në virale.
Filmimet e postuara në rrjetet sociale, tregojnë një grup prej rreth dhjetëra policësh duke hequr helmetat e tyre, ndërsa qëndronin pak metra larg një turme me jelekë verdhësh, pas tubimeve masive që kanë prekur Francën, disa javë rresht.
Video shumë shpejt u bë virale dhe mijëra njerëz e ndanë në rrjete sociale.
#France
The police remove their helmets in solidarity with the demonstrators "Yellow vests". #jiletsjaunespic.twitter.com/ceZejNaaOJ— Enrique⏳ (@garoukike) December 2, 2018
Shumica besonin se oficerët hoqën kapelën e tyre mbrojtëse si një shenjë solidariteti me protestuesit, të cilët kundërshtojnë taksat e reja të karburantit.
Megjithatë, një agjenci lokale lajmesh sugjeroi se ky gjest ishte më tepër një përpjekje për të qetësuar turmën.
Vetëm pak orë përpara se të filmohej video, një grup i madh protestuesish të zemëruar u mblodhën pranë sallës së bashkisë së Paut.
Një i dhunshëm i turmës thuhet se kishte planifikuar të hynte në ndërtesë, e cila po organizonte një mbledhje të këshillit të qytetit në atë kohë, raportoi gazeta Sud Ouest.
Situata e tensionuar çoi në një përplasje të shkurtër mes protestuesve dhe policisë në një moment, por pastaj këta të fundit vendosën ta zgjidhnin çështjen në mënyrë paqësore, përcjell javanews.al.
Komandanti i njësisë së policisë urdhëroi njerëzit e tij që të hiqnin helmetat, por pas kësaj turma u shpërnda në mënyrë paqësore, sipas mediave.
Ndërsa sot pas tre javësh protestash të fuqishme kundër rritjes së taksës së karburanteve, qeveria franceze ka bërë hapa pas duke pezulluar kështu vendimin.