Nga policia financiare informojnë se është zbuluar krim i dokumentuar financial nga ndërmarrja publike “Pastërtia dhe Gjelbërimi”, në Kumanovë, i vlefshëm 1.5 milion denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Prokuroria Publike Kumanovë është ngritur padi penale “përvetësim në shërbim” dhe “shërbim në detyrë” kundër të punësuarit në këtë ndërmarrje.
I punësuari në periudhën prej nëntor 2008 deri gusht 2015, ka përvetësuar fonde të paautoriziara nga arkat e kompanisë, të cilat nuk i ka evidentuar duke e dëmtuar buxhetin e ndërmarrjes, thonë nga Policia Financiare.
Në këtë ndërmarrje po kryhet hetim edhe për segmentet e punësimit. /Telegrafi/