Policia financiare e Maqedonisë njofton opinionin se shoqata qytetare ”Most” kundërshton çdo bashkëpunim me personat zyrtarë kompetent nga kjo polici, që pengon kontrollin e dokumentacioneve të kërkuara, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo polici thotë se është kërkuar nga kjo shoqatë dokumentacion në lidhje me transferimin e shumave të mëdha devizore (euro dhe dollarë) në xhirollogari të dyshimta në Liban, Jordani, Kirgistan, Shqipëri, Tunis, pas denoncimit për transakcione të dyshimta nga xhirollogaritë bankare të ”Most”.
Gjithnjë sipas njoftimit të policisë financiare, i pari i shoqatës ”Most” është përgjigjur se nuk është në gjendje që t’ua dorëzoj dokumentacionet e kërkuara për kontrollë, prandaj policia paralajmëron shoqatën se do të merren hapat ligjore që i përfshin ligji për procedurë penale, nëse në afatin e caktuar nuk do të lejohen të kontrollojnë kontabilitetin e shoqatës./Telegrafi/