Site icon Telegrafi

Policia financiare ngre kallëzim penal ndaj tre zyrtarëve të MBPEU-së

Drejtoria e policisë financiare ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup kundër tre zyrtarëve në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

I akuzuari i parë, siç thuhet në kumtesën e Drejtorisë në cilësinë e zyrtarit në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, konform Vendimit ka vepruar nga pakujdesia gjatë ushtrimit të kompetencave të tij, në mënyrë që gjatë viteve 2021 dhe 2022 nuk ka përgatitur procesverbal për marrjen e udhëheqjes me subjektin juridik SHBB Ilinden SHA Shkup edhe pse me datë 07.10.2021 në mënyrë të rregullt i është dorëzuar Deklaratë për prishjen e marrëveshjes për qira të subjektit juridik SHBB Ilinden SHA Shkup nr. 39-7689/1 të datës 28 shtator 2021, në kundërshtim me nenin 37 të Ligjit për tokën bujqësore.

Me këtë i është mundësuar SHBB Ilinden SHA Shkup që të përfitojë nga ai posedim i paligjshëm i tokës bujqësore shtetërore si dhe shfrytëzim i kundërligjshëm të mjeteve financiare nga Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural për periudhën prej 2021 deri në vitin 2024 në vlerë të përgjithshme prej 15.052.001,00 denarë.

Në rastin e dytë SHBB Ilinden SHA Shkup i është mundësuar përfitim nga ai posedim joligjor i tokës bujqësore shtetërore, si dhe shfrytëzim i paligjshëm i mjeteve financiare nga Agjencia për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural për periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2024 në vlerë të përgjithshme prej 15.052 001,00 denarë, derisa në rastin me të akuzuarin e tretë ky përfitim në mënyrë joligjore nga viti 2021 deri 2024 është në vlerë 15.052.001,00 denarë, thuhet në komunikatën e Drejtorisë për polici financiare.

Exit mobile version