Telegrafi

Policia Financiare hyri edhe në shtëpinë e dytë të Jakimovskit (Video)

Policia Financiare këtë pasdite zhvilloi kontroll në shtëpinë e ish Kryetarit të Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski në Zhdanec, e më pastaj u drejtua në shtëpinë e tij të dytë.

Kontrolli kryhet sipas urdhrit të policisë financiare, e cila dyshon se Jakimovski ka bërë keqpërdorime në tri tenderë, të cilat dy janë për barakat komunale, dhe një për sheshin në Zhdanec, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Kontroll në shtëpinë e ish Kryetarit të Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski

Jakimovski thotë se në shtëpinë e tij nuk mund të gjejnë asgjë sepse nuk e mban dokumentacionin në shtëpi. Ai shton se këto akuza nuk mund t’i drejtohen atij, sepse punë për të cilat ai dyshohet i kryejnë shërbimet komunale./Telegrafi/