Drejtoria e Policisë Financiare ka dyshimet e para se është kryer keqpërdorim i detyrës zyrtare nga ana e personave përgjegjës në Agjencinë për film gjatë realizimit të serialit “Maqedonia”, deklaroi drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi.
Për momentin institucioni kompetent për këtë lëndë nuk dëshiron të jep detaje pasi siç thonë për Makfask, lënda është në procedurën parahetimore dhe do të dëmtohej procesi, por menjëherë pas përfundimit të hetimeve dhe pa marrë parasysh rezultatin e saj, opinioni do të njoftohet në kohë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Seariali “Maqedonia” është planifikuar të inçizohet në katër sezone, i cili do të kushtonte 4 milionë euro, ndërsa do të inçizohej historia maqedonase.
Producenti kryesor i serialit është Vinko Grubishiq nga shtëpia filmike kroate “Jadran film”. Në këtë serial personazhi kryesor do të ishte revolucionari Pavel Shatev, të cilin do ta luante Emil Ruben./Telegrafi/