Brenda 24 orëve, finalizohen 2 operacione për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Operacionet, në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale kombëtare “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli 2”.
Në kuadër të operacioneve të koduar “Strike 11” dhe “Strike 12”, vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 kallëp tritoli, dhjetëra doza lënde narkotike cannabis, fara cannabisi, 1 mjet prerës (thikë), 1 palë pranga, municion luftarak, një shumë parash, një pjesë të dyshuara të falsifikuara, si dhe 8 celularë.
Gjatë operacionit “Strike 11”,në Sarandë, u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 35 vjeç, banues në Sarandë, me precedent kriminal në fushën e narkotikëve.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën policore, kanë ushtruar kontroll fizik ndaj 35-vjeçarit, të cilit i gjetën dhjetëra doza lënde narkotike cannabis, të cilat ky shtetas i shiste në zona të ndryshme të Sarandës.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, në Sarandë, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri kallashnikov, 1 kallëp tritoli, 1 krehër me municion luftarak, një sasi lënde narkotike cannabis, një sasi farash cannabisi dhe një shumë parash të dyshuara të falsifikuara.
Në kuadër të operacionit “Strike 12”,në Ksamil, u arrestua në flagrancë shtetasi S. M., 46 vjeç, banues në Ksamil, me precedent kriminal në fushën e vjedhjes.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e 46-vjeçarit, në Ksamil, ku gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 mjet prerës (thikë), 1 palë pranga, disa fishekë arme gjahu, një shumë parash në euro dhe 8 celularë.
Materialet procedurale për të dyja rastet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë./abcnewsalbania/