Telegrafi

Policia fillon t’i largojë protestuesit te KEDS-i (Foto)

Policia ka filluar të largojë protestuesit të cilët gjenden në oborrin e KEDS-it. Kjo erdhi për shkak se protestuesit nuk kanë lejuar qytetarët të hynë në ndërtesën e KEDS-it për të paguar energjinë elektrike.

Policisë i ka ardhur në ndihmë edhe Njësia Speciale, të cilët kanë arrestuar organizatorin dhe një protestues tjerë. /Telegrafi/