Telegrafi

Policia: Fëmijët që luajtën lojën “Balena e kaltër” kishin shenja në trup

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se loja e quajtur “Balena e kaltër” ka sjellë gjashtë raste në rajonin e Prishtinës ku fëmijët ishin bërë pjesë e lojës tashmë të rrezikshme.

“Është një temë shqetësuese sidomos për fëmijët të cilët janë pjesë e kësaj loje.  Ne e kemi lëshuar një informacion për t’i njoftuar qytetaret se është duke qarkulluar një lojë që ka pasoja për fëmijët”, ka thënë Kelani në Info Magazine në Klan Kosova.

“Sot i kemi të raportuara gjashtë raste që kanë të bëjnë me përfshirjen e fëmijëve një rast nga Drenasi dhe tjerat nga Prishtina”, tha Kelani.

Lexo po ashtu Në Policinë e Kosovës paraqiten gjashtë rastet e para të “Balenës së kaltër”

“Sipas informacioneve dhe verifikimeve të para njëri nga rastet ka të bëjë  edhe me gërvishtje të dorës, ku viktima e këtij rasti ka deklaruar se njeh edhe fëmijë tjerë që kanë njohuri për këtë lojë, apo edhe të jenë duke luajtur këtë lojë”, ka thënë Kelani. /Klan Kosova/

Foto: Ilustrim