Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se loja e quajtur “Balena e kaltër” ka sjellë gjashtë raste në rajonin e Prishtinës ku fëmijët ishin bërë pjesë e lojës tashmë të rrezikshme.
“Është një temë shqetësuese sidomos për fëmijët të cilët janë pjesë e kësaj loje. Ne e kemi lëshuar një informacion për t’i njoftuar qytetaret se është duke qarkulluar një lojë që ka pasoja për fëmijët”, ka thënë Kelani në Info Magazine në Klan Kosova.
“Sot i kemi të raportuara gjashtë raste që kanë të bëjnë me përfshirjen e fëmijëve një rast nga Drenasi dhe tjerat nga Prishtina”, tha Kelani.
“Sipas informacioneve dhe verifikimeve të para njëri nga rastet ka të bëjë edhe me gërvishtje të dorës, ku viktima e këtij rasti ka deklaruar se njeh edhe fëmijë tjerë që kanë njohuri për këtë lojë, apo edhe të jenë duke luajtur këtë lojë”, ka thënë Kelani. /Klan Kosova/
Foto: Ilustrim