Site icon Telegrafi

Policia evakuon stacionin e Londrës për shkak të një “pakoje të dyshimtë”

Stacioni i Londrës Victoria është evakuuar nga policia, pasi kanë gjetur një “pako të dyshimtë”, shkruan e përditshmja angleze “Independent”.

Sipas medieve botërore, bëhet fjalë për një “pako të dyshimtë” që është gjetur në atë zonë, transmeton Telegrafi.

Por më vonë është raportuar se kjo pako është “neutralizuar”, dhe se nuk ka të lënduar dhe stacioni është rihapur.

Lexo po ashtu Filmohet nga jashtë momenti i shpërthimit në Mançester (Video)

Alarmi për pako të dyshimtë ndodhi disa orë pas shpërthimit në koncertin e këngëtares Ariana Grande në Mançester, ku humbën jetën të paktën 22 persona, dhe mbi 59 tjerë u lënduan rëndë.

Policia angleze ka këshilluar qytetarët që të mos e frekuentojnë zonën ku kanë ndodhur dy shpërthime. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version