Policia është në kërkim të personit që shkaktoi zjarrin i cili dogji plotësisht kafenenë “Gallery House Pub” në qendër të Prilepit.
Sipas zëdhënëses së SPB Manastirit, Lefterija Milenkoska, policia punon në ndriçimin e rastit.
“Policia dhe prokuroria publike e Prilepit bëjnë hetim në vendin e zjarrit të madh në qendër të Prilepit në të cilin u dogj kafeneja “Gallery House Pub”. Kërkohet personi i cili me lëng të djegsgëm ka shkaktuar zjarrin. Nv fillim zjarri ka kapluar strukturën e jashtme metalike, ndërsa më pas zjarri është përhapur në katin e parë dhe të dytë të objektit”, tha Milenkoska./Telegrafi/