Site icon Telegrafi

Policia ende po kërkon vrasësin që vrau 65 vjeçarin në Rashçe

Policia po kërkon kryesin apo kryerësit e vrasjes së djeshme në fshatin Rashçe, kur nga makina në lëvizje u vra 65 vjeçari nga ky fshat.

Ende nuk dihet se kush është kryesi apo kush janë kryerësit e vrasjes. Nga policia thonë se ende punojnë në zbardhjen e rastit së bashku me Prokurorinë Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Trupi i 65 vjeçarit Sh.Xh është çuar për autopsi, dhe po hetohen të gjitha gjurmët në vendin e ngjarjes, thonë nga prokuroria.

Lexo po ashtu Vrasja në Rashçe, autorët shtien me armë nga një makinë në lëvizje

Cilët janë motivet ende nuk dihet, por në opinion spekulohet se bëhet fjalë për hakmarrje, për një vrasje që ka ndodhur para gjashtë viteve./Telegrafi/

Exit mobile version