Ndër të prangosurit janë edhe tre funksionarë të lartë të kësaj lëvizjeje, nga qyteti verior egjiptian Kafer el Sheik, njofton agjencia “DPA”.
"Vëllezërit myslimanë” është organizata më e fuqishme e opozitës në Egjipt ,e cila që nga viti 1954 është shpallur e jashëligjshme.
Kjo organizatë në parlamentin egjiptian ka një të pestën e 454 vendeve, kurse delegatët e saj hiqen si të pavarur.
"Vëllezërit myslimanë” angazhohen që të shkrihen kufijtë ndërmjet politikës dhe religjionit, duke tentuar kështu të krijojnë shtetin fundamentalist islam në Egjipt, theksojnë agjencitë.