Sipas ekspertizës së kryer nga specialistët xhenierë të Drejtorisë së Përgjithshme të policisë së Shtetit, mësohet se viktima Nazmi Alliaj e ka patur në dorë lëndën plasëse kur ajo ka shpëthyer.
Ende nuk dihet pse Alliaj zotëronte lëndën plasëse, ndërsa ekspertët ende po punojnë për të përcaktuar llojin e saj, raportoi BW.
Nazmi Alliaj, banor i lagjes Kushtrimi, rreth dy javë më parë kishte marrë me qira banesën ku ndodhi shpërthimi dhe ku jetonte i vetëm./Telegrafi/