Policia Rrugore e Tiranës ka njoftuar sot se ka ndëshkuar me gjoba 545 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme në 24 orët e fundit.
Sipas policisë, janë ndëshkuar me masë administrative 104 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie këmbësorëve, 123 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara në qendrat e banuara, dhe 67 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara.
Policia ka shtuar gjithashtu se ka gjobitur 32 drejtues mjetesh për shkelje të semaforit, 49 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve, 56 për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 114 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.
Policia ka shpërndarë pamje nga ndalimi i drejtuesve të mjeteve në rrugët e Tiranës. /Telegrafi/