Policia e Tetovës ka vazhduar me aksionin e zbulimit të personave, të cilët në mënyrë joligjore shesin mjete piroteknike.
Gjatë ditës së djeshme janë gjetur gjithsej 1300 lloje të ndryshme mjeteve piroteknike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Policia e Tetovës thotë se pas dokumentimit të rasteve, ndaj personave do të ngriten procedura adekuate.
Më 20 dhjetor policët e SPB Tetovë, zbuluan mbi 1 mijë pjesë të mjeteve piroteknike, të cilat janë shitur në lokacione të ndryshme./Telegrafi/