Zgjedhjet në Tearcë u vunë në shënjestër të tymnajave për blejre votash, prej një nate më parë. Por pavarësisht se në rrjetet sociale shkruhej për tentativa të blerjes së votës, nga policia mohojnë të gjitha zërat për akte të tilla, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zëdhënësi i SPB në Tetovë, Marjan Josifovski, për Alsat-M tha se zërat për arrestimin e dy personave një natë më parë për blerje votash, nuk janë të vërtetë.
Sipas Josifovskit, gjatë natës së mbrëmshme ka pasur një denoncim, por gjatë hetimit të policisë, nuk u konstatua tentativë e tillë për blerje votash.
Nga policia theksuan madje se nuk ka asnjë të ndaluar për këtë rast.
Mbrëmë i njoftua në media dhe rrjetet sociale se një banor i Tearcës, kishte denoncuar tentativat për manipulim zgjedhor, kundrejt një shume nga 100 deri 500 euro për votues, për të mos dalë në zgjedhje./Telegrafi/