Telegrafi

Policia e Tetovës kontrollon dy vendbanime, gjeti një pistoletë dhe marihuanë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, me urdhër gjykate ka kryer kontrolle në dy shtëpi, ku janë gjetur 500 gramë marihuanë dhe një pistoletë “CZ”.

Policia ka kontrolluar shtëpinë e A.R (30), ku gjatë kërkimeve është gjetur marihuana. A.R është arrestuar dhe ndaj tij do të ngritet padi penale për prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drova narkotike, substancave priskotrope dhe prekursorëve.

Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të SH.S (63), S.S (52 dhe H.S (23), është gjetur pistoleta “CZ” dhe një karrikator me tetë plumba 7,62 mm. Që të tre janë arrestuar dhe ndaj tyre do të ngriten procedurat e duhura ligjore./Telegrafi/