Në një kontroll aksion të kryer mbrëmë (5- shkurt), dhjetë minuta pas mesnate, në një hotel në rrugën “Dimo Gavrovski” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB- Tetovë kanë ndaluar 37-vjeçarin V.N. nga Tetova i cilët është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare.
Në një lokal tjetër hotelik në dalje të Tetovës në ora 01:30 janë ndaluar për identifikim personat I.A.(20) nga Tetova dhe A.B.(26) nga fshati Rashçe e Shkupit, të cilët nuk kishin dokumente identifikim me vete, dhe në një objekt hoteliere në rrugën “JNA” në Tetovë, njëzet minuta pas mesnate, për prishje të rendit dhe qetësisë publike është ndaluar 26 vjeçari A.Z nga Tetova, në të njëjtin objekt edhe një femër e mitur nga Republika e Kosovës e cila ka konsumuar alkool, pas së cilës i është dorëzuar një të afërmit të saj, informojnë nga SPB-Tetovë.