Telegrafi

Policia e Tetovës kërkon më shumë kujdes në komunikacion

Policia e Tetovës këshillon vozitësit që në tërësi t’u përmbahen urdhrave që japin pjesëtarët e policisë të përcaktuar për rregullimin e komunikacionit, sidomos në kohën kur paraqitet stërngarkim, me qëllim që të evitohet tollovia nëpër rrugët dhe bulevardet më frekuentuese.

Policia e Tetovës ka përforcuar prezencën, si dhe aktivitetet kontrolluese në trafikun rrugor në rajon, e posaçërisht në Tetovë dhe në Gostivar, për shkak të rritjes së intensitetit të veturave në këtë rajon. Me qëllim të qarkullimit të lirshëm dhe pa pengesa në trafik, në rrugët lokale dhe rajonale të Tetovës dhe Gostivarit, apelohet deri tek të gjithë vozitësit, që maksimalisht të respektojnë shenjat dhe sinjalet në trafik, e para së gjithash shenjat për përkufizim të shpejtësisë, përparësinë e kalimit dhe lëvizjen e këmbësorëve kur ata kalojnë rrugën.

Vozitësve gjithashtu ju bëhet me dije që veturat e tyre ti parkojnë në vende adekuate të caktuara parkimi, por jo edhe nëpër trotuare, vende të gjelbëruara ose në zona të udhëkryqeve, me qëllim që të mos pengohet qarkullim i lirshëm i pjesëmarrësve në trafik, e veçanërisht në pjesët qendrore të qyteteve. SPB Tetovë këshillon vozitësit që në tërësi tu përmbahen urdhrave që japin pjesëtarët e policisë, të cilët janë të përcaktuar për rregullimin e komunikacionit, në kohën kur paraqitet stërngarkim, me qëllim që të evitohet tollovia nëpër rrugët dhe bulevardet më frekuentuese. Pjesëtarët e policisë, në mënyrë ligjore do të sanksionojnë çdo shkelje, në funksionimin e sigurisë maksimale për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Ndryshe, të martën mbrëma, gjatë kontrollit në trafik në rrugën”Zhivko Brajkovski” në Gostivar është ndaluar për kontroll vetura e tipit “Seat” me regjistrim të huaj e drejtuar nga 55 vjeçari me iniciale E.S. nga Gostivari, i cili paraprakisht ka kryer një shkelje në trafik.

Vozitësi E.S. i ka fyer, ofenduar dhe kërcënuar pjesëtarët e policisë dhe më pas është vetëparaqitur në Stacionin policor Gostivar. Merren masat për zbardhjen e rastit. Në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, të martën rreth orës 14.00 vetura e tipit “Ford Eskord” me targa të Tetovës të cilën e ka drejtuar 22 vjeçari me iniciale K.O nga Tetova, ka aksidentuar çiklistin me iniciale D.R. 18 dhe këmbësorin M.I po ashtu 18 vjeçar, që të dy nga Tetova. Çiklisti dhe këmbësori, me të njëjtën veturë janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës për dhënie të ndihmës mjekësore. Në rrugën lokale në fshatin Gradec, vetura e tipit “Mercedes” me targa të Gjermanisë, të cilën e ka drejtuar 50 vjeçari S.B. nga Gradeci, ka aksidentuar çiklistin I.S. 48 vjeçar nga i njëjti fshat. Çiklisti i lënduar I.S. është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës. Është kryer inspektim në vendin e ngjarjes. (koha.mk)