Telegrafi

Policia e Tetovës ka paralajmëruar 177 persona për mosmbajtjen e maskave

Prej 1 maj deri dje (10 maj) sa zgjatë masa për mbajtje të detyrueshme të maskave, 177 persona janë paralajmëruar me shkrim për mosrespektimin e kësaj mase nga Policia e Tetovës.

Policia e Tetovës në 24 orët e fundit ka evidentuar se 2 persona nuk e kanë respektuar vendimin për kufizimin e lëvizjes. Ata janë arrestuar dhe do të parashtrohet masë adekuate, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas statistikave të SPB Tetovë, zyrtarët policorë gjithashtu ka evidentuar se në këtë periudhë 141 persona ndodhen në izolim, ndërsa 28 kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

Në këtë periudhë janë kontrolluar 124 persona të cilët kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim./Telegrafi/