Telegrafi

Policia e Tetovës dje me aksion për parakalimet e paligjshme në trafik

Zyrtarët policorë të SPB-së Tetovë gjatë ditës së djeshme (02.05.2022) në periudhën prej orës 09:00 deri në ora 15:00 kanë kryer kontroll të intensifikuar aksioni për parakalim, në të cilin janë sanksionuar gjithsej 52 kundërvajtje (TE-36 dhe GV-16).

Shumica e kundërvajtjeve kanë të bëjnë me tejkalimin e vendeve të ndaluara (TE-33 dhe GV-15), ndërsa me parashtresat përkatëse janë sanksionuar 3 (TE) lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik.

“SPB Tetovë edhe një herë me thirrje tek drejtuesit e mjeteve që të parakalojnë vetëm në vendet e lejuara dhe të mos rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës dhe veçanërisht të mos bëjnë parakalime në vijë të plotë dhe në vende që nuk bien në sy”, thonë nga SPB Tetovë.