Site icon Telegrafi

Policia e Tetovës arreston personin që plaçkiti kishat në Jegunovcë

Pjestarë të policisë të SPB-Tetovë, sot (31-gusht) rreth orës 10:30 në Sedllarcë të Poshtme të Tetovës, kanë privuar nga liria 53-vjeçarin T.B. nga Shtipi, i cili dyshohet se në periudhën prej 20 qershorit të këtij viti ka kryer pesë vjedhje në kishat në Komunën e Jegunovcës.

“Ai përdorte forcën për të hyrë në ndërtesa dhe zakonisht kishte vjedhur para, të cilit i janë gjetur dhe konfiskuar mjete të ndryshme me të cilat ka hyrë në objekte”.

“T.B nga Shtipi është ndaluar në Stacionin Policor-Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

Exit mobile version