Site icon Telegrafi

Policia e Tajvanit më e lehtë për 45 tonë

Drejtoria policore ka nisur fushatën më 21 janar të këtij viti, e pasi që ajo është përmbyllur më 20 prill, është vërtetuar se policët kanë humbur 45.280 kilogramë, që është mjaft, por në mesatare secili prej tyre ka humbur për 0.7 kilogramë, që nuk është edhe ndonjë ndryshim i madh, njofton agjencia CNA.

Suksesin më të madh e ka shënuar polici Wang Hsu-chung nga qyteti Tainan në jugu të Tajvanit i cili ka humbur 27.7 kilogramë (nga 107.7 ka rënë në 80 kilogramë).

Secili polic i cili ka marrë pjesë në fushatë do të merr nga një çek me vlerë prej 30 dollarësh amerikanë, derisa planifikohet vazhdimi i këtij aksioni sepse në mesin e pjesëtarëve të forcave policore të vendit ende ka shumë me mbipeshë trupore.

Exit mobile version