Site icon Telegrafi

Policia e Shtetit: Të angazhuar deri në fund të procesit të numërimit

Strukturat e policisë kanë kaluar tashmë në shërbim normal, me përjashtim të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, e cila vazhdon të jetë në “Shërbim të Përforcuar”, për faktin se vazhdon procesi i numërimit në 12 prej Vendeve të Numërimit të Votave, që ndodhen në këtë qark.

Aktualisht nga shërbimet e Policisë së Shtetit vazhdon sigurimi i 20 Vendeve të Numërimit të Votave në shkallë vendi, nga të cilat 12 ndodhen në Tiranë dhe 8 në bashki të tjera të vendit, përkatësisht: në Çorovodë, Burrel, Shijak, Tepelenë, Përmet, Laç, Pukë dhe Koplik.

Në deklaratë thuhet se strukturat e Policisë së Shtetit do të vazhdojnë të përmbushin me profesionalizëm dhe korrektësi detyrat që u ngarkon ligji./ Telegrafi/
 

Exit mobile version