Telegrafi

Policia e Shqipërisë me masa shtesë për festat e fundvitit

Policia e Shtetit me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike për festat e fundvitit, natës së ndërrimit të viteve dhe ditëve të para të vitit të ri 2023, ka marrë një sërë masash shtesë, për të siguruar mbarëvajtjen e festave dhe për të parandaluar ngjarjet kriminale dhe ato rrugore, pasi nga e premtja ka rritje të numrit të shtetasve që hyjnë më Shqipëri, nëpërmjet pikave të kalimit kufitar.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se masa shtesë janë marrë edhe për të parandaluar përdorimin e kundërligjshëm të lëndëve piroteknike (fishekzjarrë, kapsolla etj).

Tutje në njoftim thuhet se është hartuar plani i përgjithshëm i masave nëpërmjet të cilave synohet  rritja e sigurisë në komunitet, në të gjithë territorin, duke shtuar prezencën e shërbimeve të Policisë.

Lexoni më poshtë hartimin e planit të përgjithshëm të masave, nëpërmjet të cilave synohet:

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të krijuar një ambient sa më të sigurt për të gjithë qytetarët, dhe në këtë kuadër i fton ata që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Digjital, çdo rast paligjshmërie. /Telegrafi/