Një turist zviceran vetëm 30 vjeç humbi jetën në luginën e Valbonës këtë të martë. Së bashku me një 29-vjeçare, edhe kjo zvicerane, janë ngjitur në një shkëmb të thepisur, por për shkak të borës i riu ka rrëshqitur dhe ka rënë disa metra në humnerë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Për të nxjerr trupin e viktimës gjatë kalimit në shtegun malor Valbonë-Theth, komisariati i Policisë së Shqipërisë ka kërkuar ndihmë nga alpinistët e Kosovës.
Kështu bëhet e ditur nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës.
Por, ata arritën në vend ngjarje, viktima ishte tërhequr nga vendi ku ishte aksidentuar.
Krahas forcave të policisë, është dashur dhe ndihma e helikopterit të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.
Pas disa orësh kërkime është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të 30-vjeçarit dhe dërgimin në spital të turistes 29-vjeçare që e shoqëronte.