Policia e Shtetit dhe ajo italiane kanë zhvilluar një operacion të përbashkët, duke çuar në pranga prokurorë e biznesmenë.
Bëhet me dije se aksioni policor është shtrirë në disa qytete të vendit, ndërsa deri më tani është konfirmuar arrestimi i drejtuesit të prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe ish-kreu i Forcave Operacionale, Olti Bistri.
Nuk dihen arsyet e arrestimit të tyre dhe se për çfarë akuzohen, teksa Policia shqiptare dhe ajo italiane pritet të japin një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 10:00, ku do të bëhen me dije më shumë detaje rreth këtij operacioni. /RTSh/Telegrafi/