Site icon Telegrafi

Policia e shpëton fëmijën 3-vjeçar që kishte rënë në lumin Llap

Një fëmijë i moshës 3 vjeçare, sot rreth orës 9:30 ka rënë aksidentalisht në lumin Llap në Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline, komandanti i stacionit policor në Podujevë, Bekim Bislimi, i cili ka thënë se fëmija është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth orës 9:30, stacioni policor në Podujevë ka pranuar një informatë që një fëmijë i moshës 3 vjet ka rënë aksidentalisht në lumin Llap. Menjëherë pas dy minutash ka intervenuar policia dhe tashmë fëmija është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Bislimi.

Ai ka bërë të ditur se fëmija ka rënë në rrugën “Brigadat”, te ura mbi lumin Llap.

“Fëmija ishte në shoqëri të gjyshit, mirëpo për një moment i ka ikur nga duart dhe ka rënë në lum”, ka thënë Bislimi.

Fëmija pasi u dërgua për të marr ndihmën e parë në emergjencë të Podujevës, është nisur për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Exit mobile version