Nga aksioni i kontrollit të trafikut në Shkup, mbrëmë janë zbuluar dhe sanksionuar 38 shoferët të cilët kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.
Aksioni për zbulimin e shoferëve të cilët vozisin nën ndikimin e alkoolit është zbatuar nga ora 5:00 të mëngjesit, ndërsa janë ndaluar gjithsej 209 vetura.
“Nga ana e zyrtarëve policor gjithsej janë kontrolluar 209 vetura, ndërsa tek 28 prej tyre është konfirmuar prani e alkoolit në gjak. Lidhur me shkeljet e konstatuara të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, janë marrë gjithsej 38 masa”, thonë nga MPB./Telegrafi/