Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.
“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 59 masa prej të cilave 15 janë për tejkalim shpejtësie, 15 për vozitje pa leje dhe tre për vozitje nën ndikimin e alkoolit”, thuhet në njoftimin e polcisië.
Po ashtu janë shqiptuar edhe 5 masa për përdorim të telefonit, tre për kalim në të kuqe dhe gjashtë për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.
Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/