Site icon Telegrafi

Policia e Shkupit privon nga liria 35 vjeçarin, kërkohej me urdhër gjyqësor për vepër penale

Sot (09.10.2022) në ora 10:30 në rrugën “Skupi”, nga ana e zyrtarëve policorë të Ekipit Operativ të Kërkimit në SPB Shkup, është privuar nga liria B.J.(35) nga Shkupi.

Ai kërkohej me urdhër qendror të Gjykatës Themelore Penale të Shkupit për vuajtje të dënimit me burgim prej një viti për veprën penale “vjedhje” nga neni 235 i Kodit Penal të RMV-së.

B.J. do t’i dorëzohet burgut  kompetent për vuajtjen e dënimit.

Exit mobile version