Ky është momenti kur një diler droge me shtetësi britanike arrestohet nga policia në Peru, pasi i gjetën brenda valixhes kokainë që kapë vlerën e 4.5 milionë funteve.
Sean Woods, 24-vjeç, nga Liverpooli, shihet duke u arrestuar nga policët, që disa orë më vonë ia hapin edhe valixhen për t’i nxjerrë 31 qeset me pluhur të bardhë, transmeton Telegrafi.
24-vjeçari i cili mund të dënohet me 24 vite burgim, është duke refuzuar të flasë me avokatin mbrojtës nga frika se kartelët e drogës nga Afrika e Jugut mund ta gjejnë.
Në videon e publikuar më poshtë, Woods dëgjohet duke konfirmuar se është anglezë por që nuk flet në gjuhën angleze.
Valixhja të cilën e kishte me vete vlente plot 4.5 milionë funte, pasi ishte e mbushur me kokainë. /Telegrafi/