Një burrë i cili besohej se ishte i vdekur në Paraguai, befasoi familjarët dhe miqtë kur në varrimin e tij u shfaq, dhe e gjithë kjo ndodhi pasi policia gabimisht kishte identifikuar “trupin e tij” të karbonizuar.
Juan Ramon Alfonso Penayo ishte zhdukur për disa ditë, që kur ishte larguar nga shtëpia e tij në fshatin Santa Tereza në lindje të Paraguait, transmeton Telegrafi.
Por, ishte pikërisht policia që kishte zbuluar disa pjesë të një trupi të karbonizuar që assesi nuk mund ta identifikonin – dhe kështu menduan dhe në fund konstatuan se është trupi i Penayos.
Kështu familja e tij e pikëlluar filloi ceremoninë e varrimit të tij, por kur 20-vjeçari u shfaq në “varrimin” e tij, të pranishmit mbetën të habitur.
Sipas mediave lokale, grupe të ndryshme të bandave operojnë shumë në atë zonë, dhe zyrtarët lokalë besonin se Penayo mund të jetë i përfshirë dhe në fund e ka pësuar keq nga ata. /Telegrafi/