Telegrafi

Policia e Ohrit zbulon substanca narkotike në banesën e një qytetari

Është ngritur padi penale ndaj një banori të Ohrit, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale ”prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, prekursorëve dhe substancave psikotrope”, transmeton Telegrafi.

Me urdhër për kontrollë, policia ka bastisur shtëpin e 61 vjeçarit K. M, ku janë gjetur dy qese plastike me pluhur, që pas analizave është vërtetuar se bëhet fjalë për drogë sintetike amfetamin. Gjithashtu, policia ka gjetur edhe një qese plastike me pluhur të përzier me benzokain dhe fenacetin, që në tregun ilegal përdoren si shtesë për disa droga, me qëllim rritjen e masës së tyre.

Personi K. M është i njohur për policinë, pasi që ndaj tij, edhe më herët janë ngritur padi penale. Ai ndodhet në burgun ”Teferiç” në Strugë, ku është duke vuajtur dënimin me burg./Telegrafi/