Site icon Telegrafi

Policia e Nju Jorkut përdor kuajt për të ndarë turmën e të rinjve që po rriheshin

Dy kuaj të policisë së Nju Jorkut janë shfrytëzuar nga forcat e rendit, për të ndarë një grup të rinjsh të rriheshin në sheshin Time të këtij qyteti.

Pamjet amatore të publikuara në rrjetet sociale, shfaqin disa të rinj duke u rrahur mes vete, kur policë të shumtë shfrytëzuan kuajt për t’i ndarë ata, transmeton Telegrafi.

Madje në qetësimin e situatës tentuan të kontribuojnë edhe kalimtarët e rastit, që kohë pas kohe u afroheshin të rinjve dhe mundoheshin t’i ndajnë.

Një djalë i ri shihet i mbuluar në gjak, derisa policët po tentonin ta mbronin nga një grup i të rinjve që vazhdimisht e sulmonin.

Deri më tani askush nuk është arrestuar, ndërsa policia e Nju Jorkut ka thënë se janë duke vazhduar hetimet për këtë rrahje masive. /Telegrafi/

Exit mobile version