Policia e Kosovës, ka mohuar lajmin se është gjetur trupi tjetër i policit, Armend Trena.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka thënë për Telegrafin se nuk është gjetur trupi i policit të dytë.
“Jemi në vendin e ngjarjes, nuk kemi asgjë konkrete, por po vazhdojnë kërkimet”, ka thënë shkurt Gashi.
Ndërkaq, sot më herët është raportuar në disa medie për gjetjen e trupit të Armend Trenës.
Në ndërkohë sot në fshatin Stagovë të Kaçanikut i është dhënë lamtumira e fundit policit Malsor Dashi, trupi i të cilit u gjet dje në lumin Lepenc pas katër ditësh kërkime.
Policët Malsor Dashi dhe Armend Trena u zhdukën pas aksidentit të së shtunës mbrëma në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit.
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…