Policia e Misisipit qëlloi për vdekje me armë një grua që po mbante peng një punonjës të Walmart.
Corlunda McGinister, 21 vjeç, u qëllua për vdekje nga policët brenda dyqanit që ndodhej në Richland, pasi pati një kërkesë të çuditshme.
Ajo kërkonte të fliste me një spikere lajmesh, ndërsa mbante peng punëtorin, sipas autoriteteve dhe pamjeve të incidentit.
Pamjet që qarkullojnë në internet tregonin një grua, e cila dukej se kishte një armë dhe bënte një kërkesë specifike, raporton nypost.
“Hej, më jepni kontaktin me një spikere lajmesh”, tha gruaja ndërsa dukej se kishte armën në njërën dorë ndërsa me tjetrën mbante pengun.
Viral video posted to TikTok showed an apparent hostage situation unfold at a Walmart in Richland, Mississippi. A woman held a Walmart employee at gunpoint. News reports indicate the suspect was shot dead by police. No other injuries were reported. 📹: 504bigmama pic.twitter.com/KZKYPTn0jC
— Malik Earnest (@MalikEarnest) December 22, 2022
“Kam nevojë për ndihmë, kam nevojë për ndihmë”, tha ajo, sipas pamjeve. “Më jep një spikere lajmesh këtu poshtë”, shtoi ajo.
Gruaja gjithashtu tha se nuk e kishte ndërmend ta lëndonte askënd. Ajo i rezistoi thirrjeve për ta lënë gruan të ikte gjatë episodit të frikshëm.
Pamjet shfaqën gjithashtu policët duke i kërkuar vazhdimisht gruas të hidhte armën ndërsa vazhdonte të kërkonte një spikere lajmesh.
Ndryshe, Byroja e Hetimit në Misisipi po kryen një hetim të pavarur për të shtënat. /Telegrafi/