Telegrafi

Policia e Maqedonisë zbulon katër emigrantë sirianë, arrestohet kontrabanduesi

 

Gjatë ditës së sotme rreth orës 15:00 në rrugën lokale Përdejci – Smokvica, zyrtarët policorë kanë arrestuar N.R nga Shkupi.

Personi është arrestuar për shkak se gjatë kontrollit të automjetit “Pasat” me tabela të Shkupit, janë zbuluar katër emigrantë nga siria, prej të cilëve njëri i mitur.

“N.R u mbajt në stacion policor, ndërsa emigrantët janë dërguar në Qendrën pranuese transitore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas dokumentit të plotë të rastit, ndaj N.R do të parashtrohet parashtresë adekuate./Telegrafi/