Puna e policisë duhet patjetër të kontrollohet nga një mekanizëm i pavarur. Kështu thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Kjo do të thotë se për herë të parë MPB-ja heq dorë nga një pjesë e kompetencave që i ka, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lidhme me këtë, MPB-ja thotë se ka vullnet politik, dhe se është profilizuar një trup, ndërsa pritet që kontrolla e jashtme të ketë më shumë besueshmëri te publiku.
Sipas deputetes Frosina Remenski, lustrimi e ka rënuar seriozisht besimin e qytetarëve në polici, kurse deputeti Emil Dimitriev thotë se është momenti që mekanizmi për kontroll të mos varet nga ndryshimi i pushtetit.
Përndryshe, një grup ekspertësh e kanë përpiluar konceptin për mekanizmin e jashtëm të mbikëqyrjes së policisë./Telegrafi/